Hiperveturat V12 të Lamborghinit datojnë që nga viti 1966. Kompania ka lansuar katër modele të tilla deri tash, përfshirë Aventadorin që erdhi më 2011. Tani është koha për një të ri e ky është kapur gjatë testimeve në formë prototipi.
Vetura do të ketë ndryshim drastik nga Aventadori aktual me fuqi e do të ketë edhe mundësinë e elektrifikimit.
Është hera e parë që është parë në rrugë, shkruan “AutoExpress”.
Dritat e përparme i kanë ofruar qasje më agresive veturës. Njëjtë duket edhe nga grila e përparme.
Vetura pritet të ketë motor special me 769 kuajfuqi për të shënuar nisjen e ambicies së brendit për të lansuar modele hibride të veturave më 2024.
Edhe
Lamborghini mbetet te motorët e vjetër për zhurmën dhe emocionin që japin
Lambo po ashtu synon të bëjë hapa përpara në strategjinë e elektrifikimit. Ajo është zotuar që deri në fund të dekadës të sjellë veturën e parë tërësisht elektrike.
{gallery}