Kopja speciale e modelit Corvette nga Chevrolet u shit për 1 milion dollarë në ankand dhe paratë iu dhuruan Kolegjit “Thurgood Marshall” në SHBA, shkruan “AutoExpress”.
C8 Corvette Z06 e re është jashtëzakonisht e rëndësishme për tregun e Chevroletit dhe veturat me motorë atmosferikë. Ky model fuqizohet nga një motor V8 5.5 litra, i cili është më i fuqishmi në historinë e Chevroletit.
Fituesi i ankandit ishte Rick Hendrick, president i Hendrick Automotive Group. Ai gjithashtu zotëron ekipin Hendrick Motorsport, i cili ka fituar 14 herë kampionatin e Serisë së Kupës NASCAR.
Blerësi do të ketë gjithashtu mundësinë të personalizojë veturën.
Artikuj të ngjashëm
-
A është ky Volkswageni më i shtrenjtë në histori?
-
FIFA me të hyra marramendëse nga Kupa e Botës
-
FIFA ka gati 1200 bileta në shitje për finale, çmimi 7380 dollarë
-
700 milionë dollarë, aeroplanët luftarakë turq pritet të forcohen me motorë amerikanë
-
Më modern se kurrë, Volkswageni prezanton Caddyn e ri