Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Chevroleti prezanton veturën sportive të ëndrrave

Pas disa vjetësh pritjeje, më në fund Chevroleti ka prezantuar veturën e re sportive Corvette Z06, që pritet të jetë modeli më fantastik amerikan në dekadat e fundit.

Me një motor me 690 kuaj fuqi dhe me aftësinë për të arritur nga 0-100 km në orë për vetëm 2,6 sekonda, kjo veturë duket e përshtatshme për gara.

Prodhimi i Chevrolet Corvette Z06 do të nisë në mes të vitit 2022 dhe çmimi do të zbulohet në prag të nisjes së dërgesave. \a2

{gallery}