Kompania General Motors do të prodhojë një Chevrolet Corvette plotësisht elektrik, ka bërë të ditur drejtori Mark Reuss, raporton CNN-i të martën.
Reuss nuk e bëri të ditur datën e lansimit, por la të kuptohet se një model i tillë do jetë i gatshëm së shpejti.
“Do të ofrojmë një Corvette të elektrizuar që në fillim të vitit të ardhshëm”, tha ai në Twitter.
Reuss tha se ky model elektrik do të bazohet në gjeneratën aktuale të veturave.
Artikuj të ngjashëm