Mary Barra, shefja e General Motors, ka njoftuar zyrtarisht se gjenerata e ardhshme Chevrolet Bolt do të dalë në rrugë në vitin 2025.
Bolt i ri do të jetë një veturë elektrike dhe Barra ka thënë se “zhvillimet pozitive këtë vit frymëzuan vendimin për të rikthyer Boltin në vitin 2025”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Ky model do të ndërtohet në arkitekturën GM Ultium, me bateri LFO.
Siç raportohet nga Autonews, do të jetë automjeti i parë i Amerikës së Veriut që do të ketë këtë lloj teknologjie baterie, duke e bërë atë më të përballueshme për klientët.
Nuk ka shumë detaje rreth Boltit të ri, dhe tani për tani dihet vetëm se prodhimi i modelit aktual do të përfundojë diku gjatë këtij viti.