Prodhuesi amerikan i automjeteve pritet të tërheqë mbi 270 mijë automjete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të shqetësimeve për dështim të baterisë, raportoi Reuters.
Siç ka njoftuar të enjten Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada (NHTSA), tërheqja do të prekë disa automjete Bronco Sport 2021-2023 dhe Maverick 2022-2023.
Bateria 12 volt mund të dështojë papritur, gjë që mund të rezultojë në humbjen e aksesorëve elektrikë, përfshirë dritat, ose të shkaktojë humbje të fuqisë së veturës, duke rritur rrezikun e përplasjes, ka thënë rregullatori amerikan i sigurisë së automjeteve.
Tutje bëhet e ditur se tregtarët do të inspektojnë dhe, nëse është e nevojshme, do të zëvendësojnë baterinë 12 volt pa pagesë.
-
Problemi me rripin e sigurisë detyron Fordin të tërheqë rreth gjysmë milioni automjete nga tregu
-
Toyota tërheq mbi 43 mijë automjete nga tregu, shkak rreziku nga dështimi i motorit
-
Fordi tërheq mbi një milion automjete nga tregu, shkak problemi me kamerën e pasme
-
Fordi tërheq rreth gjysmë milioni automjete në SHBA, shkak rreziku i humbjes së drejtimit
-
Fordi tërheqë mbi 115 mijë automjete në SHBA