Gjiganti i veturave, Fiati, po përgatit një veturë të re tërësisht elektrike dhe një video e sapopublikuar ia ka mundësuar publikut pamjen e parë të plotë.
Fiat 600 do të jetë një model SUV dhe pritet të dalë në shitje në vitin 2024.
Vetura është paralajmëruar qe sa kohë nëpërmjet fotografive, por tani video në kanalin e Fiatit në YouTube e shfaq të plotë modelin e ri.
Videoja tregon një SUV të vogël me pesë dyer, me dizajn të ngjashëm si modeli “500”.
Detajet për fuqinë e veturës së re nuk dihen plotësisht.
Artikuj të ngjashëm
-
Ferrari prezanton superveturën elektrike “Luce” në vlerë prej 640 mijë dollarë
-
Ferrari zbulon detajet e modelit të parë elektrik, pritet të kushtojë 500 mijë euro
-
Pse të gjithë po e blejnë këtë veturë – eksperti i automjeteve tregon për versionin elektrik
-
Dalin pamjet e BMW X7 të ri, pritet të dalë në treg vitin e ardhshëm
-
Gjithçka që dihet për superveturën elektrike të Ferrarit