Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Një Corvette klasik pritet të shitet në ankand për afro 3 milionë euro

Corvette

Një Corvette i veçantë klasik pritet të shitet në ankand për 2.5 milionë funte (afro 2.9 milionë euro), raporton “The Sun”.

Chevrolet Corvette Stingray ZL-1 i vitit 1969 është vendosur në ankand në shtëpinë e ankandeve Sotheby në Arizona të SHBA-së.

Dy modele të tilla janë prodhuar në vitin 1969, por vetëm një prej tyre është me çati që mund të hiqen.

Chevrolet Stingray kishte motor 7.0, V8.

Ka 560 kuaj fuqi, një figurë masive për standarde të sotit, e lëre më për vitin 1969.

Edhe Ferrari i rrallë, me vetëm rreth 400 km të kaluar, pritet të shitet mbi 2 milionë euro Auto Ferrari i rrallë, me vetëm rreth 400 km të kaluar, pritet të shitet mbi 2 milionë euro

Në veturë janë bërë intervenime.

Pronari i parë i veturës ka hequr modelin origjinal dhe i ka vendosur një model tjetër.

Mirëpo, motori ka performanca të njëjta si origjinali, vetëm kodi ka ndryshuar.

Pronari i dytë i këtij Corvette tash e ka vendosur në shitje.

Edhe Ky Chevrolet u shit për 1 milion dollarë Auto Ky Chevrolet u shit për 1 milion dollarë

Është hera e parë që një model ZL-! Është vendosur në shitje në 30 ditë dhe hera e parë që është vendosur një model kabrio.

{gallery}