Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Shitet për një milion dollarë Chevrolet C8 Corvette Z06 kabriolet

chevrolet, vetura, ankand, 1 milion, 12 prill

Falë shtëpisë së ankandeve “Barrett-Jackson”, në Palm Beach të Floridas u shit kopja e parë e Chevrolet C8 Corvette Z06 kabriolet, që do të dalë në treg më 2023.

Vetura u shit për një milion dollarë dhe paratë u dhuruan në Fondin e Kolegjit Thurgood Marshall. Paratë e mbledhura nga shitja e kësaj kopje speciale të modelit Corvette u janë shtuar fondeve të ankandit të mëparshëm, në të cilin u shit Corvette C8 Z06 70th Anniversary për 3.6 milionë dollarë, më 1 shkurt 2022.

Vetura e shitur së fundi fuqizohet nga një motor V8 5.5 litra dhe zhvillon 670 kuaj fuqi.

Fituesi i ankandit është Rick Hendrick, president dhe CEO i Hendrick Automotive Group. Ai gjithashtu zotëron ekipin Hendrick Motorsport, që ka fituar 14 herë kampionatin e Serisë së garave NASCAR.

Blerësi do të ketë gjithashtu mundësinë të personalizojë veturën. \autoblog