Një kopje e Porsche 911 Turbo u shit për 1.265.000 dollarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sekreti i çmimit të lartë qëndron në faktin se nuk është një model “i rregullt” 964, por një version shumë i rrallë duke pasur parasysh se janë prodhuar vetëm 17 të tillë, shkruan AutoCar.
Për vitin e modelit 1994, Porsche prodhoi një model të veçantë Turbo S me modifikimet e motorit X88. Kjo do të thotë një turbongarkues më i madh, një ndërftohës më i madh, grykë me rrjedhje më të lartë dhe një sistem të ri shkarkimi.
Rezultati ishte një rritje e fuqisë nga 355 në 380 kuaj/fuqi.
Në ditët kur u prodhua, veture kushtonte 126.360 dollarë, ose 254.094 dollarë në vlerën e sotme.