Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Në shitje Porsche e prodhuar më 1993, ka kaluar më pak se 30 mijë km

Porsche 968 e prodhuar në vitin 1993, e mirëmbajtur me kujdes dhe me të kaluar vetëm 27.706 kilometra, është vendosur në shitje. Vetura ka pasur tre pronarë.

Vetura ka goma Carrera Cup II, dhe gjithashtu ka një sistem shkarkimi BBE.

Sediljet janë me lëkurë, ndërsa pothuajse edhe gjërat më të vogla janë rregulluar.

Porsche 968 është trashëgimtar i 944 dhe ndryshon në mënyrë dramatike nga 911. Ajo ka një motor V8 të prodhuar midis viteve 1977 – 1995.

Vetura ndodhet në Pensilvani, SHBA, dhe shitet për 69.500 dollarë.