United Airlines ka në plan të blejë 200 taksi fluturuese (dronë elektrik), me të cilët shpreson t’i bartë pasagjerët nga shtëpitë e tyre në aeroport. Projekti parashikohet të përfundojë brenda pesë vjetëve.
United Airlines do të bashkohet me transportuesin rajonal të SHBA-së, Mesa Airlines për të blerë dronët elektrikë (eVTOL) të kompanisë Archer, si pjesë e një porosie prej një miliard dollarëve, shkruan BBC.
United dhe Mesa parashikojnë që me përdorimin e taksive fluturues, pasagjerët do të shmangin autostradat e mbingarkuara për të mbërritur në aeroporte.
Kompania Archer me bazë në Kaliforni, ka thënë se taksitë do të jenë në gjendje të fluturojnë në një distancë prej 95 km me shpejtësi deri në 240 km në orë.
United Airlines ka raportuar humbje prej 7 miliardë dollarë vitin e kaluar si pasojë e pandemisë, meqë ishin ndaluar fluturimet.
-
Një kompani ajrore në SHBA planifikon të bëhet më rrjetin e taksive fluturues
-
United Airlines ndalon përkohësisht gjitha fluturimet shkaku i një problemi teknik
-
Volkswagen prezantoi një taksi fluturuese
-
Testohet me sukses taksia ajrore elektrike që arrin shpejtësinë deri në 96 km/h
-
Përgatitet të fluturojë avioni i parë elektrik i pasagjerëve në botë