Kompania e njohur e automobilave, Hyundai, ka njoftuar se do t’i lansojë dy vetura me hidrogjen në vitin 2023, si pjesë e misionit për të popullarizuar teknologjinë deri në vitin 2040. Njoftimi vjen në një konferencë të kompanisë në të cilën janë shpalosur planet për ta bërë këtë teknologji të gatshme për “të gjithë, kudo dhe kurdo”.
Gjenerata e tretë e veturave me hidrogjen do të vijë me kapacitet prej 100kW ose 200kW. I pari do të jetë veturë për pasagjerë, ndërsa i dyti për shërbime komerciale.
Që kur u lansua “NEXO” më 2018, Hyundai ka arritur ta ulë madhësinë e pakos së vet të hidrogjenit prej 30 për qind, duke thënë se është bërë më e përshtatshme për përdorim në vetura të ndryshme.
Deri më 2030, Hyundai synon të prodhojë vetura me hidrogjen me çmim të njëjtë sikur veturat elektrike.
Kompania ka shprehur synimet të jetë e para në botë për këtë treg. Deri më 2028, ajo synon të bëhet prodhuesi i parë që këtë prodhim e fut në të gjithë sektorët e automobilave.
Edhe
Hyundai do të lansojë veturën e re elektrike në vitin 2023
Veturat e reja do të shoqërohen nga një tjetër e quajtur “Fuel Cell e-Bogie” që do të vijë me mundësinë e transportit deri 1000 kilometra me një mbushje të vetme.
Ekzistojnë plane edhe për dronë shpëtimi me hidrogjen.