Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Renaulti paralajmëron minibusin me hidrogjen

Renaulti po përgatitet që vitin e ardhshëm të lansojë minibusin e parë me hidrogjen.

Kompania franceze ka dhënë pak informacione mbi dukjen dhe kapacitetet e tij. Ai duket me model të ri të dritave, i formësuar si “Aerovan”, që së bashku me një sistem të ri frenimi, ka ndihmuar në rritjen e efikasitetit, ka shkruar Autoexpress.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Minibusi do të ketë një gamë të gjerë të fuqive, nga motorët me djegie të brendshme, tërësisht elektrik dhe madje edhe me model hidrogjeni H2-Tech.

Image

Ka gjasa që ky lloj minibusi të jetë i qasshëm për bateri me madhësi të ndryshme si e-Ducato dhe gjenerata e dytë Mercedes eSprinter, i prezantuar sivjet.

ESprinter ofron disa lloj zgjedhjesh për bateri.

Dizajni i minibusit “të mistershëm” do të jetë krejtësisht i ri.