Gjiganti francez i veturave, Renaulti, ka paralajmëruar modelin e ri, të quajtur Rafale e që do t’i bashkohet Australit dhe Espacet të ri në linjën e modeleve kryesore të kompanisë.
Vetura e re do të debutojë më 18 qershor në “Paris Air Show”, shkruan “Auto-Express”.
Rafale krijohet në platformën “CMF-CD”. Fotografia e re paralajmëruese tregon se vetura do të ketë tavan më të pjerrët.
Rafale pritet të vijë me motor hibrid, sikur tek Australi. Ajo do t’i ketë 197 kuajfuqi dhe do të shfrytëzojë dy motorë elektrikë e motor tre-cilindërsh me benzinë. Kjo formë e fuqisë hibride po bëhet vazhdimisht e më shumë në trend për shkak të efikasitetit të madh.
Për Renault Rafalen patjetër se do të dihen detaje të tjera para lansimit.
-
Renaulti paralajmëron minibusin me hidrogjen
-
Prezantohet Renault Espace i shndërruar në SUV
-
Më 17 tetor prezantohet Renault 4 në formë konceptuale
-
Pse të gjithë po e blejnë këtë veturë – eksperti i automjeteve tregon për versionin elektrik
-
Gjenerata e re e Porsche Cayennet shihet për herë të parë gjatë testimeve