Është spekuluar për një kohë të gjatë dhe më në fund Mercedesi ka qartësuar se do të vazhdojë të prodhojë modelin “A Class” të paktën deri në vitin 2026.
Lajmi vjen pasi Mercedesi është tërhequr nga qëndrimin se do të ketë vetëm modele 100% elektrike. Shefi i kompanisë, Ola Kallenius, ka thënë se do të ketë strategji më fleksibël.
Ky “fleksibilitet” tregon se Mercedesi do të vazhdojë të prodhojë automjete SUS bazuar në platformën ekzistuese.
“Nuk besoj se dikush ka menduar se ky lloj transformimi, që ndodh një herë në një shekull, do të ndodhë menjëherë. Do të ketë shumë ulje dhe ngritje”, ka thënë Kallenius.
Sipas hulumtimit të tregut të Mercedesit, kërkesa për veturat elektrike do të jetë kryesisht në segmentin e veturave të vogla dhe të mesme dhe Kallenius shtoi se “jemi ende larg barazimit të çmimit për automjetet SUS dhe elektrike”.
-
Mercedes-Benzi do t’i ulë çmimet e veturave elektrike në SHBA
-
Mercedes-Benzi në krizë me disa modele, ul nivelin e prodhimit
-
Audi Sport planifikon të mos i ndalë tash modelet me benzinë
-
Kina do të jetë qendra e shitjeve të Mercedes-Benzit
-
Rrjedhin detajet e gjeneratës së re të Mercedes E-Class All-Terrain