Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Audi Sport planifikon të mos i ndalë tash modelet me benzinë

Gjiganti gjerman i veturave, Audi, planifikon ta vazhdojë prodhimin e veturave me motorë me djegie, dhe disa prej tyre mund të përfitojnë edhe nga trajtimi “RS”. Të paktën edhe për një kohë.

Për ta festuar 40-vjetorin e kompanisë më 2023, Audi Sport po punon në disa modele me benzinë.

Shefi i dizajnit në Audi, Marc Lichte, në një intervistë për uebfaqen e brendit, ka thënë se të gjitha veturat e ardhshme të linjës “RS” do të vazhdojnë të prodhohen në formatin “Premium” për vetura elektrike dhe për motorë me djegie të brendshme.

Audi tashmë është duke punuar në modelin e ri RS dhe R8, ndërsa priten edhe modelet RS6 Avant dhe RS4 Avant. Pritet edhe një RS5 Sportback.

Audi Sport është raportuar se do të kalojë në modele elektrike që nga 2026-a. Deri më 2033, Audi planifikon që të gjitha modelet e saj të jenë elektrike.