Auto

Audi njofton për ndryshime

Kompania gjermane Audi ka konfirmuar më parë se do të prezantojë vetëm automjete elektrike nga viti 2026 dhe do të heqë dorë nga modelet me motorë me djegie të brendshme deri në vitin 2033. Duke konfirmuar angazhimin ndaj automjeteve elektrike, Audi planifikon që nga viti 2029 të prodhojë automjete me emetim zero në të gjitha fabrikat, shkruan Autoblog.

Kjo tashmë po ndodh në lokacionet Bollinger Hof (Gjermani) dhe Bruksel (Belgjikë), me Ingolstadt (Gjermani) që do të pasojë vitin e ardhshëm kur Q6 E-Tron të dalë nga linja e montimit.

Në gjashtë vjetët e ardhshme, prodhimi i automjeteve elektrike do të fillojë në fabrikat në Neckarsulm (Gjermani), San Jose Chiapas (Meksikë) dhe Gyor (Hungari).

Audi thotë se do të ndërtojë fabrika të reja vetëm në rajone ku nevojiten kapacitete shtesë prodhimi. Për këtë qëllim, një vend i ri prodhimi po ndërtohet me partnerin FAW në Changchun (Kinë) për automjetet elektrike të bazuara në platformën PPE. Ndërtimi do të përfundojë deri në fund të vitit 2024.

Audi do të investojë rreth 500 milionë euro nga mesi i kësaj dekade për të trajnuar punonjësit për prodhimin e automjeteve elektrike në mbarë botën.

Audi ka vendosur një objektiv ambicioz për të përgjysmuar kostot vjetore të prodhimit deri në vitin 2033. Arritja e këtij qëllimi do të jetë e mundur duke reduktuar kompleksitetin me më shumë modele EV dhe më pak me motorët SUS. Një proces i thjeshtuar prodhimi do të zbatohet që në fillim. Q6 E-Tron do të montohet në të njëjtën linjë prodhimi si A4 dhe A5, me veturat elektrike që do të zëvendësojnë gradualisht modelet e motorëve me djegie në vitet e ardhshme.