Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Shefi i Toyotas “i pashpresë” për veturat elektrike

Toyota nuk do të kalojë kurrë vetëm në vetura elektrike pasi hibridet dhe ato me hidrogjen do të luajnë rol të rëndësishëm në të ardhmen, ka shefi i kompanisë, Akio Toyoda.

“Pavarësisht progresit të veturave elektrike, mendoj se ato do të kenë vetëm 30 për qind të tregut”, ka thënë Toyoda, transmeton Reuters.

Pas një fjalimi në “Motor Show” në Tokio, ai u pyet se si i shihte planet e ardhshme të Toyotas me vetura elektrike dhe hidrogjen, Toyoda deklaroi se përgjigja do të zgjaste katër orë, por megjithatë vendosi të përgjigjet për katër minuta.

Shumë prodhues dhe vende aktualisht po punojnë për të kaluar vetëm në vetura elektrike dhe BE-ja do të ndalojë shitjen e veturave që nuk janë elektrike deri në vitin 2035. Toyota ka ambicie dhe plane krejtësisht të ndryshme.

“1 miliard njerëz në mbarë botën jetojnë në zona pa energji elektrike. Në rastin e Toyotas, ne gjithashtu furnizojmë automjete në ato rajone, kështu që vetëm veturat elektrike nuk mund të ofrojnë transport për të gjithë”, ka thënë Toyoda.

Edhe Honda do të ulë prodhimin e automjeteve elektrike Auto Honda do të ulë prodhimin e automjeteve elektrike

Hibridet kanë qenë deri tani teknologjia më e suksesshme për reduktimin e emetimeve të CO2. Ai thotë se Japonia është i vetmi vend i zhvilluar që falë veturave hibride ka arritur të reduktojë emetimet e CO2 deri në 23 për qind dhe se fajin e kanë mediat për fshehjen e këtij informacioni.

“Toyota pra do të prodhojë rreth 30 për qind të veturave elektrike nga rreth 10 milionë vetura të prodhuara çdo vit. 70 për qind e mbetur do të jenë hibride e me hidrogjen”, përfundoi Toyoda.