Brabusi, kompania e specializuar për modifikimin e modeleve të Mercedesit, as këtë vit nuk do të mungojë në panairin e veturave që do të mbahet së shpejti në Gjenevë, Zvicër.
Kreacioni i ri i kësaj kompanie është modeli që e shohim në foto, i quajtur Brabus 800 Adventure XLP. Në fakt, ai është Mercedes-AMG G63 i shndërruar në një Pick-up të ëndrrave tuaja.
Brabus 800 Adventure XLP është 69 centimetra më i gjatë se modeli standard, si dhe ka boshtin e rrotave më të gjatë për 50 cm. Po ashtu, është edhe më i lartë për 49 cm.
Gjithashtu, ky Pick-up i ri vjen me motor 4.0-litër Twin-Turbo V8 me kapacitet prej 800 kuajfuqi, si dhe shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 4,8 sekonda ndërsa atë maksimale e ka të kufizuar në 210 km/h.
{gallery}
Përforcimi i motorit të këtij Mercedes-AMG G63, nuk është e vetmja gjë që ka bërë Brabusi, transmeton Koha.net. Në paketë përfshihet, ndër të tjera, edhe sistemi i ri i shkarkimit të gazrave, amortizatorët e modifikuar, mbrojtësit anësor të zgjeruar, pragjet, kofano me vrima për ajër, dritat LED, bagazh mbi çati me drita shtesë, rrotat “Brabus”, si dhe enterier me lëkurë dhe disa pjesë nga fibra të karbonit.
Edhe
Brabus prezanton Mercedes-AMG GT63 S të ri me 800 kuajfuqi
Çmimi i këtij Pick-up të ri është 389,831 euro, ndërsa versioni special First Edition kushton 575,630.
Brabus 800 Adventure XLP në foto është modeli që do të prezantohet në panair dhe ka çmim prej 666,836 euro, ku në këtë çmim përfshihet edhe droni “Wingcopter” i cili mund të arrijë shpejtësinë deri në 240 km/h dhe të fluturojë deri në 120 km.