Prodhuesi i automjeteve Daimler AG dhe filiali Mercedes-Benz në SHBA janë pajtuar që t’i paguajnë 1.5 miliardë dollarë qeverisë amerikane dhe rregullatorëve të shtetit të Kalifornisë për të zgjidhur pretendimet se kanë mashtruar në testimet e emetimeve të gazrave, kanë konfirmuar zyrtarët të hënën, shkruan CBSNews
Departamenti amerikan i Drejtësisë, Agjencia për Mbrojtjen e Ambientit dhe Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Kalifornisë ka thënë se Daimleri ka thyer ligjet për ambientin duke e përdorur të ashtuquajturin “mposhtja e pajisjes softuerike”, për të anashkaluar testimin e emetimeve, transmeton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke e bërë një gjë të tillë kompania ka shitur rreth 250 vetura dhe furgona ndërmjet 2016-19, me motorë me naftë që nuk i plotësonin standardet shtetërore dhe federale.
Marrëveshja, e cila përfshin dënimet civile dhe që ende pret miratimin e gjykatës në Uashington, do t’i kërkojë Daimlerit të rregullojë automjetet që tashmë i ka shitur.
Daimler AG duhet të riparojë të paktën 85% të makinave të prekura brenda dy viteve dhe të paktën 85% të furgonave të prekur brenda tre viteve, thanë zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë. Kompania gjithashtu duhet të ofrojë garanci të zgjatura për drejtuesit e automjeteve në pjesë të caktuara të automjeteve dhe të kryejë teste të emetimeve në automjetet e riparuara çdo vit për pesë vitet e ardhshme.