Gjykata e Apelit në SHBA të hënën ka thënë se Volkswageni nuk mund t’i ik penaltive potenciale financiare nga shteti i Floridës dhe Utah, gjë e cila do të rriste dënimin prej miliarda dollarësh për mashtrim me emetim të gazrave për prodhuesin gjerman të veturave.
Një panel unanim i përbërë nga tre gjyqtarë nga 9 sa janë krejtësisht nga Gjykata e Qarkut për Apele në SHBA, ishte një fitore për shtetin e Salt lake County të Utah’s si dhe Hillsborough County të Floridës.
Që të dy këto shtete kanë paditur Volkswagenin për emetim të dëmshëm të gazrave, e që në teori mund të kërkojnë miliarda dollarë dëmshpërblim, transmeton KOHA.
Volkswageni është dënuar për mbi 20 miliardë dollarë për mashtrim me emetim të gazrave të veturave të tyre, por kjo shumë nuk e ka siguruar atë që nuk do të dënohet edhe nga qeveritë lokale e shtetërore, sipas gjykatës së apelit, raporton reuters.
Volkswageni ka pranuar se ka përdorur një softuer ilegal për të mashtruar testet e SHBA-së për emetim të gazrave në vitin 2015, duke bërë që veturat e tyre të lirojnë 40 herë më shumë gazra, se sa që është e lejuar.
Skandali me emetimin e gazrave nga veturat me naftë, deri tani i ka kushtuar Volkswagenit 30 miliardë euro.
-
Volkswageni fiton ndaj dy padive të ngritura kundër tij për mashtrim
-
Volkswageni do t’ua paguajë 227 milionë euro mbi 90 mijë shoferëve në Britani
-
VW humb apelin në Australi, duhet të paguajë gjobën prej 95 milionë dollarëve
-
Volkswageni humb rastin në Evropë për skandalin me veturat dizelë
-
Mercedesi dënohet me 1.5 miliardë dollarë për mashtrim në testime të emetimit të gazrave