Një gjykatë në San Francisco ka vendosur në favor të Volkswagenit në paditë e ngritura kundër këtij prodhuesi të automjeteve nga dy qarqe të Shteteve të Bashkuara për skandalin e mashtrimit të emetimeve të gazit, raportoi të hënën Reuters.
Gjykatësi i qarkut amerikan në San Francisco, Charles Breyer, ka vendosur të enjten se qarku i Salt Lake në Utah dhe qarku Hillsborough i Floridës nuk mund të provonin se Volkswageni ka shkelur rregullat e tyre kundër ndërhyrjeve në sistemet e kontrollit të emetimeve të automjeteve.
Është raportuar se Volkwageni në vitin 2015 ka mashtruar me testet e emetimeve, duke instaluar softuerë të dëmtuar në 11 milionë automjete në mbarë botën.
Kompania më parë është pajtuar të paguajë më shumë se 20 miliardë dollarë në gjoba penale dhe civile dhe marrëveshje për rregullatorët federalë të SHBA-së, shtetet, tregtarët dhe pronarët. Në mbarë botën, ajo ka paguar një total prej më shumë se 30 miliardë dollarë.