Ish-drejtori ekzekutiv i Volkswagenit, Martin Winterkorn, do të paraqitet në gjykatë në shtator për akuzat e mashtrimit dhe manipulimit të tregut, lidhur me skandalin e emetimeve të gazit të prodhuesit të automjeteve, kanë njoftuar autoritetet gjermane të premten.
Gjykata në Braunschweig ka thënë se gjykimi, që në fillim ishte për dy akuza të ndryshme, do të fillojë më 3 shtator. Në deklaratë theksohet se janë planifikuar 89 seanca gjyqësore deri në shtator të vitit 2025, ka raportuar Associated Press.
Winterkorni, 76-vjeçar, ka mohuar akuzat. Procedura ndaj tij është shtyrë për shkak të problemeve shëndetësore të tij. Ai është dorëhequr nga pozita e tij kur Agjencia Amerikane e Ruajtjes së Ambientit, ka shpallur njoftimin për shkelje më 18 shtator të vitit 2015.
Kompania për vite të tëra ka përdorur softuer për të paraqitur të dhëna të rreme gjatë kontrollit të emetimeve. Si rezultat veturat, emetonin më shumë gazra në krahasim me rezultatet që paraqiteshin nga softueri. E lirimi i gazit në realitet tejkalonte kufijtë e lejuar në SHBA.
Winerkorni është akuzuar se ka qenë në njohuri për instalimin e “pajisjes ilegale”, në të paktën 500,000 vetura në tregun e SHBA-së.
Volkswagen ka paguar më shumë se 30 miliardë euro gjoba për skandalin.
-
Volkswageni fiton ndaj dy padive të ngritura kundër tij për mashtrim
-
Prodhuesi rus i veturave ngrit padinë e tretë kundër Volkswagenit
-
Volkswageni paralajmëron shkurtimin e mijëra vendeve të punës deri në fund të vitit
-
Volkswageni planifikon ulje drastike të prodhimit
-
Zbulohen pamjet e para të Golf 9