Kompania ruse GAZ, e cila prodhonte vetura për Volkswagenin, ka ngritur një padi duke kërkuar kompensim nga Volkswageni rreth 348 milionë dollarë. Detajet e padisë nuk dihen, por dihet se ajo është paraqitur më 7 prill në gjykatën në Nizhny Novgorod, raporton Reuters.
GAZ kërkon edhe 191 milionë dollarë nga Volkswageni në një padi të mëparshme. Gjykata ruse ngriu për një kohë të shkurtër asetet e Volkswagenit dhe pas anulimit të vendimit, Volkswagen njoftoi se po negocionte me një investitor rus për mundësinë e shitjes së fabrikave të saj.
Në mars të vitit të kaluar Volkswageni ndërpreu prodhimin dhe të gjitha operacionet. Lajmet e fundit thonë se Volkswagen planifikon ta shesë fabrikën në Kaluga, kapaciteti vjetor i prodhimit të së cilës është rreth 225 mijë vetura. Fabrikat në Nizhny Novgorod u mbyllën verën e kaluar.
-
Prodhuesi rus i veturave ngrit padinë e tretë kundër Volkswagenit
-
VW-ja e shet fabrikën e saj në Rusi
-
Gati 100 mijë punëtorë të Volkswagenit iu bashkuan grevës
-
“Volkswagen” thotë se duhet t’i ulë shpenzimet për shkak të rënies së fitimit
-
Volkswageni mund të kursejë deri në 4.4 miliardë dollarë nga shkurtimi i kapaciteteve