Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Volkswageni mund të kursejë deri në 4.4 miliardë dollarë nga shkurtimi i kapaciteteve

Volkswagen

Kompania gjermane Volkswagen mund të kursejë deri në katër miliardë euro provizione nga shkurtimi i planifikuar i kapacitetit, kanë vlerësuar analistët e Jefferies, raportoi të martën Reuters.

Volkswageni ka njoftuar në fillim të këtij muaji se po e konsideron mbylljen e fabrikave në Gjermani për herë të parë në historinë e saj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo mbyllje pritet të ndodhë si pjesë e planit për uljen e kostove në luftën e konkurrencës me rivalët aziatikë. 

Si pjesë e shtytjes së tij të ristrukturimit, Volkswagen javën e kaluar përfundoi një skemë të gjatë të sigurisë së punës për gjashtë fabrikat e tij gjermane, duke u përplasur me sindikatat e fuqishme që kanë premtuar rezistencë të ashpër kundër çdo lloj shkurtimi.

“Sindikatat duhet të ndiejnë presion për të arritur marrëveshje të reja teksa VË-ja do të jetë në pozitë për të detyruar pushimet nga puna”, ka shkruar Jefferies.