Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbrojtja kërkon lirimin e Isni Kilajt

Isni Kilaj

Isni Kilaj

Mbrojtja e Isni Kilajt kërkoi lirimin e klientit të saj duke e quajtur si verdikti më i drejtë në këtë çështje.

Ian Edwards tha se Prokuroria sugjeron për Kilajn tri vjet burgim dhe sipas tyre është e papranueshme.

“Ky është sugjerim i pambështetëshëm dhe i papranueshëm. Është një propozim nga një zyrë që nuk ka logjikë të shëndoshë” 

Sipas avokatit, Prokuroria gjithmonë kërkon burgim më shumë se sa që është kufiri i lejuar.

“Edhe koha që ka kaluar në paraburgim është 50% më e lartë se dënimi duke e marrë parasysh se nuk ka ndonjë dëm konkret. Nuk ka asnjë arsye në këto rrethana pse edhe sikur ta shpalleni fajtor, pse duhet të qëndrojë sikur edhe një ditë të vetme në burgim edhe që është përtej dënimit maksimal për një vepër të tillë penale”, tha avokati.

Edhe Avokati: Kilajt i ka munguar synimi për të penguar drejtësinë Arbëri Avokati: Kilajt i ka munguar synimi për të penguar drejtësinë

Avokati iu drejtua gjyqtarit duke i thënë se Prokuroria nuk ka nxjerrë asnjë provë të vetme që të dilet me vendimin se duhet të jepet vendim fajësie.

 “I vetmi verdikt i drejtë në këtë rast është verdikti i pafajësisë”, tha ai. 

Përvec kësaj, avokati tha se i mbështetë parashtrimet e avokatit të Bashkim Smakajt sa i përket pabarazisë sa i përket sugjerimeve të Prokurorisë për lartësitë e dënimit.

“Unë i mbështes parashtrimet e z.Rees sa i përket pabarazisë dhe unë dua të iu them që për të njëjtat arsye vendosi me hezitim që t’i parashtrojë të njëjtat gjëra”.


Mbrojtja e Kilajt: Provat në të cilat mbështetet Prokuroria janë spekulime

Ian Edwuards i cili përfaqëson Isni Kilajn tha se nuk mund të thuhet se klienti i tij ka bërë ndonjë gjë për të ndihmuar Hashim Thaçin për të kryer veprën penale të tentativës për pengimin e drejtësisë.

“Në këtë çështje nuk mund të thuhet në mënyrë të arsyeshme se z.Kilaj ka bërë ndonjë gjë për të ndihmuar z. Thaçi në kryerjen e veprës penale të tentativës për pengim”.

Edhe Prokurori: Dëshmitari i parë që shënjestroi Thaçi ishte Sylejman Selimi Arbëri Prokurori: Dëshmitari i parë që shënjestroi Thaçi ishte Sylejman Selimi

Avokati i Kilajt tha se provat tregojnë se në këto zhvillime, ai nuk ka pasur ndonjë rol aktiv.

Sipas tij, këto prova nuk tregojnë se ai dha këshilla ose udhëzim dikujt se si të tentohet pengimi.

“Nuk ka asnjë provë që Kilaj ka krijuar kushtet apo ka hequr pengesat. Provat në qoftë se pranohen, tregojnë në qoftë se tregojnë diçka tregojnë një rol pasiv dhe reaktiv të z.Kilaj. Në mënyrë të ngjashme nuk mund të sugjerohet në mënyrë të arsyeshme se z.Kilaj ka dhënë këshillë, udhëzim kujtdo lidhur më mënyrën se si tentohet të pengohet. Në themi se është e kundërta. Natyrisht nuk ka premtime për të fshehur diçka sipas kuptimit të nenit 33 (2)”, tha ai.

Mbrojta tha se provat në të cilat mbështete Prokuroria lidhur me këtë çështje janë spekulime.

Ndërsa, për blloqet e shënimeve të Kilajt ose informacionet që u gjetën në letrat e grisura në mbeturina, avokati tha se e pranojnë që ishte informacion që ai nuk duhej ta kishte.

“E pranojmë që ky ishte informacion që ai nuk duhej ta kishte. Ishte informacion konfidencial por, thjeshtë fakti se e kishte në përdorim këtë material, në vetvete nuk përbën vepër penale”, tha ai.

Sipas mbrojtjes, këtë material, Kilaj mund ta ketë pasur në zotërim për ndonjë arsye të pafajshme.

Edhe ZPS: Provat janë të rënda, Thaçi tentoi të përgatitë narrativën e preferuar për veprimet e tij Arbëri ZPS: Provat janë të rënda, Thaçi tentoi të përgatitë narrativën e preferuar për veprimet e tij

“Prokuroria përpiqet të dal[ në deduksionin se thjesht zotërimi i një materiali është vepër penale sepse mund ta ketë pasur këtë material për arsye më të pafajshme, pikërisht për arsyet që i thanë në intervistën e 2 nëntorit”, tha ai. 

Edwards thotë se Prokuroria s’ka asnjë fakt se Kilaj ka kontaktuar ndonjë dëshmitar të çështjes për krime lufte.

Lexo përditësimet tjera
hashim thaci speciale

Mbrojtja vazhdon deklaratat përfundimtare në lidhje me akuzat për administrim të drejtësisë