Ndërmarrja kroate “Karic Cars” ka bërë të mundur pagesën e blerjes së veturave me valuta digjitale si Bitcoin Cash (BB), Ethereum (ETH), Bitcoin (BTC) dhe GoKripto Token (GoC).
“Karic Cars” është një tregtar i autorizuar i automjeteve të markave: Fiat, Alfa Romeo dhe Ford në Kroaci, dhe ka bërë të mundur pagesën e e tyre duke përdorur sistemin GoCrypto.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKonsumatorët për të paguar me valuta digjitale duhet të skanojnë kodin QR nga ekrani i arkëtarit nga valuta e tyre digjitale. Ata kanë mundësi të zgjedhin se me cilën prej këtyre valutave duan të paguajnë, dhe tregtari gjithmonë do të marrë shumën në valutën kroate kuna, minus tarifën e transaksionit në llogarinë e tyre të biznesit.
Tarifat e transaksionit për tregtarët kur marrin valutë me këtë sistem janë më të ulëta se në rastin e pagesave të kartave të debitit ose kreditit, dhe ato janë kostoja e vetme e tregtarit. GoCrypto është falas, dhe nuk ka asnjë tarifë mujore për përdorimin e tij, sipas informacionit./kp