Gjiganti i veturave elektrike, Tesla, tani do të pranojë kriptovalutën bitcoin si pagesë për shitjen e veturave të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka njoftuar shefi ekzekutiv i kompanisë, në Twitter.
Opsioni për blerjen me kriptovalutë tashmë figuron në uebfaqen e kompanisë.
Elon Musk ka thënë se opsioni për blerje me BTC do të jetë në dispozicion edhe në shtetet tjera “më vonë gjatë vitit”.
Njoftimi i ri vjen pasi kompania investoi më herët 1.5 miliardë dollarë në kriptovalutë. Atë kohë, BTC-ja u ngrit në shifra rekorde. Aktualisht një e tillë kushton rreth 56 mijë dollarë.
Artikuj të ngjashëm
-
Musk thyen edhe një premtim, Tesla shet shumicën e Bitcoinave
-
Kompanitë që kanë më së shumti Bitcoin në pronësi
-
Musk: Automjetet e Teslas nuk mund të blihen më me Bitcoin
-
Musk pyet fansat nëse Tesla duhet të pranojë “Dogecoin” për vetura
-
Bitcoin arrin vlerë rekorde, pas lajmit se Tesla ka investuar 1.5 miliardë dollarë në të