Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Kompanitë që kanë më së shumti Bitcoin në pronësi

Kompania e veturave elektrike, Tesla, investoi 1.5 miliardë dollarë në shkurt të vitit 2021 dhe pavarësisht kolapsit që pësoi tregu i kriptovalutave gjatë muajit maj, kompania vazhdon të jetë një prej kompanive që ka sasinë më të madhe të Bitcoin në pronësi.

Megjithatë sasia e Bitcoinit që ka Tesla as nuk i afrohet asaj të MicroStrategy. Sipas një grafiku të publikuar nga firma e statistikave Statista, kompania e inteligjencës së biznesit posedon 129.218 Bitcoin ose thuajse katër herë më shumë se Tesla me 43.200 Bitcoin.

Të gjitha kompanitë e listuara në grafik janë të përfshira në biznesin e kriptovalutave në një formë apo një tjetër.

Mbetet për t’u parë nëse këto investime do të kthejnë frytet e tyre. Aktualisht situata nuk duket edhe aq premtuese, por që tregu i kriptovalutave ka kaluar momente edhe më të vështira në të kaluarën.

Image
Artikuj të ngjashëm