Elon Musk ka pyetur ndjekësit e tij në Twitter nëse gjiganti i veturave elektrike, Tesla, duhet të nisë të pranojë kriptovalutën “Dogecoin” si pagesë për veturat e kompanisë.
Propozimi menjëherë ka bërë bujë duke marrë për 10 minuta mbi 400 mijë vota. Mbi 80 për qind e votuesve kanë votuar pro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoÇfarëdo përkrahje nga Tesla do të ndikonte në rritjen e kriptovalutës që u nis si shaka në internet.
Megjithatë, falë edhe ndihmës së Muskut, kjo valutë u rrit për gati 10 mijë për qind në vitin 2021.
Propozimi i miliarderit Musk për “Dogecoin” erdhi pak pasi njoftoi se kompania tjetër e tij, SpaceX, do të lansojë në Hënë një satelit të quajtur “Doge-1”, vitin e ardhshëm.