Policia e qarkut Osijek-Baranja në Kroaci është në kërkim të një mashtruesi që ka dëmtuar një grua 63-vjeçare me më shumë se 23 mijë euro, gjatë një tentative për të blerë vetura online.
Sipas raportit të policisë, më 8 shtator, gruaja kishte rënë dakord me një person të panjohur për blerjen e dy veturave jashtë vendit, dhe kishte bërë pagesën prej 23,600 eurosh përmes bankës me kartelë, shkruan "Jutarnji".
Megjithatë, veturat nuk iu dorëzuan dhe as paratë nuk iu kthyen, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorit të mashtrimit.
Autoritetet kroate u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos fusin të dhënat e kartelave bankare në faqe apo aplikacione të dyshimta, duke paralajmëruar se rastet e mashtrimeve në internet po shtohen ndjeshëm.
Ekspertët theksojnë se blerja e veturave online, edhe pse është bërë një trend global për shkak të komoditetit, mbart rreziqe serioze për mashtrime dhe humbje financiare.
-
Mashtrim online në Mitrovicë Veriore, viktimës i tërhiqen 500 euro nga xhirollogaria
-
Arrestohen dy persona në Suharekë për mashtrim online, sekuestrohen para dhe vetura
-
Deklaroi se iu vodh vetura 130 mijë euroshe, Policia zbulon se gënjeu
-
Ia mori 50 mijë euro një gruas duke e shantazhuar, i dyshuari kapet në flagrancë
-
Arrestohet një person i dyshuar për dy raste vjedhjesh në Zveçan