Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person në Mitrovicë për tri raste të mashtrimit me vetura

Arrestohet

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar në Mitrovicë të Jugut pasi dyshohet për tri raste të mashtrimit me vetura. Ai dyshohet se në tri raste të ndryshme kishte marrë vetura me qira në shfrytëzim, ndërsa më pas i kishte paraqitur kinse të sjella jashtë vendit me qëllim të shitjes së tyre.

“Arrestimi i të dyshuarit është realizuar mbi bazën e provave të siguruara, sipas të cilave dyshohet se në tri raste të ndryshme i njëjti kishte marrë vetura me qira në shfrytëzim, ndërsa më pas përmes mashtrimit i kishte paraqitur ato kinse i kishte sjellë nga jashtë vendit me qëllim të shitjes së tyre. Gjatë veprimeve hetimore, policia ka arritur t'i lokalizojë dhe gjejë veturat në lokacione të ndryshme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Pas përfundimit të procedurave përkatëse, veturat do t'u kthehen pronarëve legjitimë. Ndërkohë të dyshuarit i është caktuar masa prej 48 orësh dhe është iniciuar rast për veprën penale “Mashtrim”.