Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

U largua i lënduar nga grumbullimi, Zhegrova starton sot te Juventusi

Zhegrova

Edon Zhegrova ishte larguar i lënduar nga grumbullimi i Kosovës. Megjithatë, duket që rikuperimin e kishte të shpejtë e të suksesshëm.

Sulmuesi i krahut do të jetë në përbërjen bazë të Juventusit që prej orës 12:30 luan ndaj Venezias. Ndeshja i takon xhiros së 12-të të Serie A.

Zhegrova luajti ndaj Izraelit për Kosovën, ndërsa më pas u lirua nga grumbullimi para ndeshjes me Irlandën në Dublin, të martën.