Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Mashtrim online në Mitrovicë Veriore, viktimës i tërhiqen 500 euro nga xhirollogaria

Policia

Një grua është mashtruar përmes një mesazhi telefonik ku i janë kërkuar të dhënat personale dhe bankare, me pretekstin se i kishte skaduar kartela.

Sipas raportit të Policisë, ajo i ka dërguar të dhënat e kartelës dhe numrin personal, pas së cilës i janë tërhequr 500 euro nga llogaria bankare.

Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti, i cili po hetohet nga autoritetet.