Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut ka njoftuar qytetarët se kohëve të fundit është vërejtur rritje e rasteve të mashtrimeve dhe keqpërdorimeve të llogarive bankare përmes formave të ndryshme të komunikimit, përfshirë mesazhe SMS, thirrje telefonike dhe platforma online.
Sipas Policisë personat e dyshuar, duke u paraqitur rrejshëm në emër të institucioneve financiare apo kompanive të ndryshme, kërkojnë nga qytetarët të dhëna personale si numri i kartelës bankare, kodin, fjalëkalime me qëllim të përfitimit të mashtrimit dhe përfitimit të kundërligjshëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDisa nga mesazhet e mashtrimeve sipas Policisë thuhet se përfshijnë një link (faqe interneti) që në pamje të parë duken si zyrtare dhe kanë këtë përmbajtje: “llogaria juaj do të pezullohet për shkak të mos përditësimit!” dhe “verifikoni të dhënat tuaja për të shmangur bllokimin e llogarisë!”.
“Policia apelon tek të gjithë qytetarët që të kenë kujdes: të mos ndajnë me askënd të dhënat personale dhe bankare! të shmangin hapjen e link-ve të dyshimta të pranuara përmes SMS apo email-it; të verifikojnë çdo komunikim të dyshimtë drejtpërdrejt me institucionin përkatës; të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshimtë në polici”, thuhet në njoftimin e Policisë.