Drejtoria Rajonale në Prizren ka njoftuar për një dukuri shqetësuese që po rrezikon sigurinë financiare të qytetarëve.
Sipas njoftimit të Policisë, disa qytetarë kanë pranuar mesazhe telefonike të rreme, përmes të cilave njoftohen se xhirollogaritë e tyre bankare do të bllokohen nëse nuk ndërmarrin veprime të menjëhershme. Në këto mesazhe përfshihet një lidhje e dyshimtë, ku kërkohet futja e të dhënave personale dhe bankare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë tej bëhet e ditur se pas vendosjes së këtyre të dhënave, persona të paautorizuar arrijnë të kenë qasje në llogaritë bankare dhe përfitojnë mjete financiare në mënyrë të kundërligjshme, duke zbrazur xhirollogaritë e viktimave.
Policia u bën thirrje qytetarëve që të mos hapin lidhje të dyshimta të pranuara përmes SMS-ve apo aplikacioneve, të mos ndajnë fjalëkalime apo kode sigurie dhe të tregojnë kujdes të shtuar ndaj çdo komunikimi të panjohur.
Po ashtu, çdo rast i dyshuar kërkohet të raportohet menjëherë në polici.