Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Toyota prodhon një veturë të re hibride për Suzukin

Toyota njoftoi sot se po punon për të prodhuar një veturë të re hibride për partnerin e saj, Suzuki në Britaninë e Madhe, një lajm i mirë për industrinë britanike të veturave, e vënë përballë sprovës së Brexit.

Kompania japoneze sqaroi për mediet se do të ofronte “një automjet hibrid elektrik” për bashkëkombasin e saj Suzuki, e frymëzuar nga modeli Toyota Corolla Wagon.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Motorët do të prodhohen në Deeside (Uells) dhe pjesët e veturës do të bashkohen në Burnaston (Anglia Qendrore).

“Automjeti i ri i cili do të hidhet në treg nga Suzuki do të prodhohet në Britaninë e Madhe nga fundi i vitit 2020”, shtoi Toyota, por pa specifikuar nëse vendet e punës do të krijoheshin në vend.

Ky model do të ofrojë qëndrueshmërinë e aktivitetit tregtar të fabrikave në fjalë, në një kohë kur ky sektor po përjeton pasiguri përballë Brexit.

“Ky është një lajm i mirë për fabrikat tona në Britaninë e Madhe”, u shpreh Marvin Cooke, drejtor i përgjithshëm i Toyotas në Britaninë e Madhe.

“Të prodhosh automjete shtesë për klientë të tjerë është një shembull i përpjekjeve tona për të mbajtur aktivitetet tona prodhuese në Britaninë e Madhe sa më konkurruese”, shtoi ai./atsh