Suzuki po punon për një model të ri tërësisht elektrik që duhet të shfaqet deri në vitin 2025 në Indi.
Modeli do të bazohet në një arkitekturë të re të krijuar për automjetet elektrike, e cila është një punë e përbashkët e kompanive Suzuki dhe Toyota.
Ky veprim do të zgjerojë bashkëpunimin midis prodhuesve të automjeteve që tashmë ndajnë teknologjinë dhe modelet në pjesë të ndryshme të botës.
Nuk ka shumë detaje për momentin, por platforma e re mund të jetë bazë për një sërë automjetesh. Modeli i parë, i cili duhet të debutojë në vitin 2025, me shumë gjasa do të arrijë në formën e një SUV-i. Kjo do të zgjeronte gamën e SUV-ëve të Suzukit, duke përmbushur nevojat e një grupi më të gjerë blerësish.
Toyota gjithashtu mund të ofrojë versionin e saj, natyrisht me stil paksa të ndryshëm.
Suzuki njoftoi së fundmi për investim prej 1.37 miliardë dollarësh për prodhimin e automjeteve elektrike në Gujarat të Indisë, duke treguar se dëshiron të bëhet një lojtar i rëndësishëm në këtë treg.
Parashikimet sugjerojnë se tregu i automjeteve elektrike në Indi mund të rritet në më shumë se 150 miliardë dollarë deri në vitin 2030, duke përfshirë makinat dhe motoçikletat. /autoblog