Kompania e veturave Suzuki, ka paralajmëruar lansimin e tipit Jimny, totalisht elektrik, shkroi AutoExpress. Versioni aktual i kësaj veture nuk është i kompletuar me të gjitha specifikat e veturës elektrike, por pajisjet do t'i ndërrohen për t'u shndërruar në veturë me energji elektrike.
Suzuki japonez njoftoi se raporti i fuqisë brenda gamës së modeleve të tij do të ndahet në 20 për qind për hibride dhe 80 për qind për vetura plotësisht elektrike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVersioni hibrid i Jimny mund të shfaqet me një motor të ngjashëm me versionin Vitara, e kjo mund të lejojë një hibrid me 1.4 litra benzinë dhe 127 kuaj fuqi. Bateria 60 kW/h e përdorur në konceptin e fundit elektrik sVX, do të jetë ndoshta e mundur të përshtatet në platformën e Jimny.
Suzuki i parë do të arrijë në Evropë në vitin 2024. Versioni komercial mund të kushtojë rreth 20 mijë funte, ndërsa ai i hibridizuar rreth 25 mijë funte.