Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Shpaloset Suzuki Swift 2024

Suzuki Swift u prezantua së fundmi në formë koncepti në panairin e veturave në Tokio, ndërsa tash fotografitë tregojnë se edhe modeli i prodhuar duket identik si koncepti. Vetura do të lansohet në vitin e ardhshëm.

I prezantuar në uebfaqen e Suzukit në Japoni, vetura e prodhuar nuk tregon asnjë ndryshim nga koncepti. Dizajni nuk devijon nga modelet e lansuara tash e 20 vjet.

Suzuki ka ndryshuar dritat e pasme dhe tavanin.

Brenda ka ndryshime me ekranin e ri që përkrah sistemet e Appleit dhe Androidit.

Sa i përket motorëve, gjenerata e katërt do të vijë me motor benzinë 1.2-litërsh që sipas kompanisë “është më i qetë dhe më efikas”.

Edhe Dacia prezanton Striker, modelin që ka “gjithçka në një” Auto 2 j. më parë Dacia prezanton Striker, modelin që ka “gjithçka në një”

Vetura pritet të dalë në treg vitin e ardhshëm. Çmimi fillestar, sipas “Auto-Express”, do të jetë rreth 20 mijë euro.

{gallery}