Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zyrtarë të Vetëvendosjes kërkojnë dorëheqjen e liderëve më të lartë të shtetit

Shefi i Grupit Parlamentar të “Vetëvendosjes”, Glauk Konjufca, dhe deputetja nga kjo parti, Albulena Haxhiu, kanë thënë se dorëheqja e ish- prokurorit Elez Blakaj ka shpërfaqur nivelin e kapjes së shtetit dhe ndikimeve politike mbi sistemin e drejtësisë, raporton KTV.

Për këtë shkak, sipas tyre, qytetarët në vazhdimësi duhet të kërkojnë dorëheqjen e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi dhe tre liderëve të lartë shtetëror.

Pas zhvillimeve të fundit në Prokurori, Lëvizja “Vetëvendosje” ka kërkuar shkarkimin e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi por edhe të tre liderëve të lartë politikë, Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt dhe Kadri Veselit.

E një gjë e tillë, sipas dy deputetëve të kësaj partie, mund të arrihet vetëm me mobilizim të qytetarëve.

Deputetët e VV-së i kanë ftuar të gjithë të angazhohen maksimalisht, derisa t’i largojnë nga pushteti ata që i kanë quajtur kapës të shtetit, të cilët sipas tyre, e kanë kthyer sistemin e drejtësisë në një kolaps.

Sipas Vetëvendosjes, letra e Blakajt ka treguar se ata që janë të thirrur ta luftojnë krimin dhe korrupsionin janë të ndikuar nga pushteti.

Edhe Vetëvendosje me protestë “ngre aktakuzë” për Thaçin, Veselin e Lumezin Arbëri Vetëvendosje me protestë “ngre aktakuzë” për Thaçin, Veselin e Lumezin

Ndërkaq, deklarimet e kryeministrit Haradinaj i kanë quajtur kërcënim direkt ndaj prokurorit Blakaj por edhe prokurorëve të tjerë dhe gjyqtarëve.

Kjo parti do t’i bashkohet protestës së shoqërisë civile, e ku kërkohet dorëheqja e kryeprokurorit dhe vetting në sistemin e drejtësisë.