Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Organizatat e shoqërisë civile përkrahin protestën për shkarkimin e kryeprokurorit Lumezi

Pas dorëheqjes së ish-prokurorit special Elez Blakaj, ne si organizata të shoqërisë civile përkrahim plotësisht protestën e organizuar nga grupi i qytetarëve për shkarkimin e kryeprokurorit të shtetit Aleksandër Lumezi, theksojnë ato përmes një njoftimi për media.

Letra shpjeguese e Blakaj sinjalizon integritetin e dobët të sistemit të drejtësisë, në veçanti prokurorisë së shtetit përballë ndërhyrjeve politike, shantazheve dhe kërcënimeve, që vijnë edhe nga vetë kryeprokurori i shtetit.

Ndërhyrjet e kryeprokurorit Lumezi për të shmangur përballjen e figurave të larta të politikës me procesin e drejtësisë janë alarmante për drejtësinë në Kosovë. Në anën tjetër përbëjnë fakte të mjaftueshme që ne si shoqëri civile dhe qytetarë të kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të tij.

Ne besojmë fuqishëm se vetëm një sistem i drejtësisë i pavarur, me integritet dhe imun ndaj interferimeve të politikës do të mund të garantojë sundimin e ligjit, që është parakusht për funksionimin e shtetit demokratik.

Dorëheqja e kryeprokurorit Lumezi, do të rriste besimin qytetarë në drejtësinë e pavarur, prandaj ne përkrahim protestën qytetare, dhe kërkojmë që përveç shkarkimit të tij të fillojë edhe procesi i vetingut në sistemin e drejtësisë sikurse në të gjitha vendet e rajonit.

Edhe Po protestohet për “shkarkim kryeprokurorit – veting gjyqësorit” Arbëri Po protestohet për “shkarkim kryeprokurorit – veting gjyqësorit”

Ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të protestojnë sot për të garantuar një drejtësi të pavarur nesër!

Organizata e Shoqërisë Civile:

Demokraci Plus – D+

Grupi për Studime Juridike dhe Politike-GLPS

Iniciativa për Progres – INPO

Instituti Columbus

Instituti D4D

Edhe Kërkohet që vettingu në Kosovë të përcillet nga Zyra e BE-së dhe Ambasadat e huaja Arbëri Kërkohet që vettingu në Kosovë të përcillet nga Zyra e BE-së dhe Ambasadat e huaja

Instituti Demokratik i Kosovës – KDI

Instituti GAP

Instituti i Kosovës për Drejtësi - IKD

Instituti INDEP

Instituti KIPRED

Lëvizja FOL

Organizata Çohu!

Edhe Veteranët e vërtetë ftohen të protestojnë kundër Lumezit Arbëri Veteranët e vërtetë ftohen të protestojnë kundër Lumezit

Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim-ATRC

Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Regjional- CLARD