Grupi i qytetarëve “Protestoj” ka kërkuar që të mërkurën masivisht të dalin qytetarët në protestën kundër ndërhyrjeve politike në sistemin e drejtësisë dhe për shkarkimin e kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi.
Në një konferencë për media, organizatorët para Prokurorisë së Shtetit kanë paraqitur tri kërkesa kryesore, raporton KTV.
Gjithashtu theksuan se vetëm me protesta mund të arrihet ndryshimi dhe se sa më i madh numri i pjesëmarrësve, aq më shumë tregohet interesimi i qytetarëve për të ndryshuar sistemin e udhëheqjes në Kosovë.
Organizatorët thanë se shantazhet që iu bënë prokurorit të dorëhequr, Elez Blakaj, treguan qartë se në Kosovë nuk ka mbetur asnjë arsye për të jetuar.
Për abuzimin me listat e fryra të veteranëve, ata shprehen se pikërisht veteranët duhet të protestojnë, pasi që politika po i keqpërdor emrat e tyre.
Protesta, sikurse herën e kaluar, do të fillojë në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, në orën 18:00, do të vazhdojë te Zyra e kryeprokurorit dhe do të përfundojë para ndërtesës së Qeverisë dhe Kuvendit.
-
Protestuesit në Shqipëri vlerësojnë se janë arritur disa objektiva madhore
-
Në Tiranë vazhdon të kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama
-
Veteranët paralajmërojnë vazhdimin e protestave nëse s’ka reflektim institucional
-
Veteranët kërkojnë përgjegjësi për ekspozitën me pasaktësi për masakrat
-
Kosova protestoi në prag të përfundimit të gjykimit të ish-udhëheqësve të UÇK-së