18:40 - Është duke u mbajtur protesta e tretë e shoqërisë civile me kërkesën për shkarkim të kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi dhe për veting sistemit gjyqësor në Kosovë.
Protestuesit janë ndalur para Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës duke vazhduar me kërkesat e tyre.
Ka nisur protesta e radhës në Prishtinë me moton “Shkarkim kryeprokurorit – Veting Gjyqësorit”, e organizuar nga shoqëria civile.
Ata kanë ftuar të gjithë qytetarët që të dalin dhe të protestojnë për shkarkimin e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, vetingun në gjyqësor, si dhe pastrimit të listave të veteranëve, transmeton kp.
Protesta nis në sheshin Zahir Pajaziti.
Këto protesta vijnë pas dorëheqjes së prokurorit Elez Blakaj, i cili ishte larguar nga hetimet për listat e veteranëve pas kërcënimeve dhe ndërhyrjes së politikës në këto hetime.
-
Sot protesta e tretë për shkarkimin e Lumezit
-
Sot protesta e tretë për shkarkimin e Lumezit
-
Kërkohet që vettingu në Kosovë të përcillet nga Zyra e BE-së dhe Ambasadat e huaja
-
Më 29 gusht protesta e radhës: Shkarkim kryeprokurorit, veting gjyqësorit
-
Sot protestohet për shkarkimin e Lumezit e vetting në drejtësi