Pas protestës që u mbajt të mërkurën, më 22 gusht, është paralajmëruar edhe protesta e radhës për 29 gusht, po ashtu ditë e mërkurë, transmeton Koha.net.
Përmes kësaj proteste po kërkohet shkarkimi i kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, si dhe veting për gjyqësorin, transmeton Koha.net.
Kjo protestë vjen pas dorëheqjes së prokurorit Elez Blakaj, që po hetonte listat e fryra të veteranëve.
Më poshtë gjeni thirrjen për protestë dhe të dhënat e tjera:
Protesta e radhës mbahet në Prishtinë, të mërkurën më 29 gusht, nga ora 18:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, me kërkesat:
Edhe
Po protestohet për “shkarkim kryeprokurorit – veting gjyqësorit”
• Drejtësi e pavarur
• Shkarkimi i Kryeprokurorit
• Vetingu i gjyqësorit
• Kthimi i dinjitetit të veteranëve përmes pastrimit të listave të tyre nga mashtruesit
Edhe
Sot protesta e tretë për shkarkimin e Lumezit
Protesta e radhës po organizohet. Ti je ne, sepse ne jemi po ashtu qytetarë, si ti. Prandaj ndjeje protestën si tënden dhe bëhu pjesë e organizimit të saj: fto njerëz, printo e ngjit posterë, bëja share thirrjeve nga faqja #PROTESTOJ në Facebook, merr pjesë në takimet që i organizojmë, se ne dhe ti - jemi Ne.
Pas kësaj proteste, synimi është që protestat e radhës të mbahen njëkohësisht në të gjitha qytetet në sheshet qendrore. Prandaj, filloje punën në lagjen tënde, në pjesën tënde të qytetit, në qytetin tënd, organizohu aty ku je dhe protesto duke u bërë e duke thënë #PROTESTOJ me krenari.