Pjesëtarë të shoqërisë civile u mblodhën të hënën para Zyrës së kryeprokurorit të shtetit, për të paralajmëruar një tjetër protestë, që bën thirrje për shkarkim të tij.
Arsye shtesë për të protestuar, organizatorët kanë thënë se janë bërë edhe deklaratat e presidentit Hashim Thaçi rreth idesë për shkëmbim territoresh me Serbinë, raporton KTV.
Kërkesat kryesore mbesin, shkarkim i kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, vetingu dhe pastrimi i listës së veteranëve.
Organizatorët kanë paralajmëruar forma tjera të protestave, siç është bllokimi i punës së institucioneve dhe rrugëve të kryeqytetit.
Artikuj të ngjashëm