Sot me fillim nga ora 18:00 mbahet protestë, ku do të kërkohet dorëheqja e kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi si dhe vetting në sistemin e drejtësisë.
Prokurorit – Veting Gjyqësorit”, është motoja e protestës, e cila pritet të mbahet këtë mbrëmje në Sheshin “Zahir Pajaziti”.
Thirrja e plotë e protestës:
Tash është e qartë: prokuroria është në shërbim të politikës. Edhe po të ketë prokuror/e si Elez Blakaj që ka vullnet për ta luftuar korrupsionin, do të pengohet nga Kryeprokurori Aleksandër Lumezi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj.
Qytetari i Republikës në rrethana të tilla duhet të jetë në krye të përgjegjësive dhe detyrave të veta qytetare. Sot, detyrë është kërkesa për shkarkimin e Kryeprokurorit Lumezi dhe fillimin e procesit të vetingut për gjyqësorin e vendit tonë.
Të mërkurën, me datë 22 gusht 2018, nga ora 18:00 te Sheshi “Zahir Pajaziti” fillon tubimi dhe marshi drejt Zyrës së Kryeprokurorit dhe Zyrës së Kryeministrit.
Kjo protestë organizohet nën patronatin e qytetarëve pjesëmarrës; ka motive vetëm qytetare dhe përdorë vetëm mjete paqësore.
BASHKOHUNI!
#protestoj.