Organizatorët protestës kundër ndërhyrjes së politikës në sistemin e drejtësisë, ka zbuluar itinerarin e organizimi të sotëm.
Përmes një njoftimi për media, “tashmë është e qartë se prokuroria është në shërbim të politikës”.
“Edhe po të ketë prokuror/e si Elez Blakaj që ka vullnet për ta luftuar korrupsionin, do të pengohet nga Kryeprokurori Aleksander Lumezi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj.
Qytetari i Republikës në rrethana të tilla duhet të jetë në krye të përgjegjësive dhe detyrave të veta qytetare. Sot, detyrë është kërkesa për shkarkimin e Kryeprokurorit Lumezi dhe fillimin e procesit të vetingut për gjyqësorin e vendit tonë”, thuhet në njoftimin për media të organizatorëve të protestës.
Sot, me date 22 Gusht 2018, nga ora 18:00 te Sheshi “Zahir Pajaziti” fillon tubimi dhe marshi drejt Zyrës së Kryeprokurorit dhe Zyrës së Kryeministrit, thuhet më tej në njoftim.
-
Sot protestohet për shkarkimin e Lumezit e vetting në drejtësi
-
Po protestohet për “shkarkim kryeprokurorit – veting gjyqësorit”
-
Kërkohet që vettingu në Kosovë të përcillet nga Zyra e BE-së dhe Ambasadat e huaja
-
Veteranët e vërtetë ftohen të protestojnë kundër Lumezit
-
Organizatorët e protestës kundër Lumezit ftojnë veteranët e vërtetë të dalin në shesh