Aktivistët e Vetëvendosjes kanë marrë rolin e prokurorëve para objektit të Prokurorisë së Shtetit.
Ata kanë ngritur aktakuza kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, raporton KTV.
Kjo ka qenë ajo që shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, e quajti ‘aktakuza kolektive e popullit për sistemin e drejtësisë me prokurorë dhe pushtetit të korruptuar’.
Largimin e kryeprokurorit Lumezi dhe prokurorëve të emëruar politikisht, e ka kërkuar deputetja Albulena Haxhiu, për t’i hapur rrugë hetimit të korrupsionit qeveritar.
Megjithëse nuk iu drejtua masës, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në prononcime për media, paralajmëroi protesta, por jo më para prokurorisë.
Edhe
Vetëvendosje proteston para zyrës së Kryeprokurorit Lumezi
Protesta, siç edhe u paralajmërua, u zhvillua e qetë, megjithëse, për çdo rast, brenda objektit të Prokurorisë Speciale, kishin qenë të stacionuar edhe pjesëtarë të njësiteve speciale Policisë së Kosovës.
Krejt në fund, aktivistët e Vetëvendosjes hoqën edhe shiritat e verdhë të rrezikshmërisë, që i kishin vendosur përreth Prokurorisë së Shtetit.